Frank Lampard bëhet trajner

Ish mesfushori i Çelsit dhe Kombëtares angleze, Frank Lampard është emëruar trajner i ri i Derbi Kauntit. Kontrata e tij është për tre vite, ndërsa ky do të jetë angazhimi i parë si trajner për 39-vjeçarin. Ai kështu bëhet trajneri i 7-të i Derbi Kauntit në një periudhë prej pak më shumë se tre vite.

Gjithnjë kam dashur të jem trajner i një klubi me një traditë dhe histori të tillë si Derbi Kaunti, kështu që kjo do të jetë një mundësi e madhe për mua. Ky është angazhimi im i parë si trajner, mirëpo gjatë viteve kam punuar me një ndër trajnerët më të mirë të futbollit. Jam i bindur në aftësitë e mia, si dhe në ato të skuadrës dhe bordit të saj” – tha Lampard.

Gjatë sezonit të kaluar Derbi Kaunti sezonin e rregullt në Çempionship e mbylli në pozitën e 6-të, duke qenë pjesë e ndeshjeve të “Play-off” ku u eliminua në gjysmëfinale nga Fulhami, skuadër kjo e cila më pas u promovua në mesin e më të mirëve në Angli, duke mundur në ndeshjen finale Aston Villan.

Lampard në postin e trajnerit te Derbi Kaunti zëvendëson Gari Rouet, i cili zgjodhi të jetë trajner i Stouk Sitit të Xherdan Shaqirit.

Leave a Reply