Mbape me një tjetër të arritur personale! (VIDEO)

Me golin e shënuar mbrëmë ndaj Liverpullit në kuadër të Ligës së Kampionëve, sulmuesi i talentuar francez, Kilian Mbape regjistroi një tjetër të arritur personale.

19-vjeçari u bë vetëm futbollisti i katërt i ri që shënon në tre edicione me rradhë. Para tij një gjë të tillë kishin arritur Obafemi Martins me Interin (2002-2004), Karim Benzema (2005-2007) me Lionin dhe Bojan Kërkiç me Barcelonën  (2007-2009).

Gjatë sezonit 2016/2017 Mbape kishte shënuar 6 gola me fanellën e Monakos, ndërsa edicionin e kaluar me PSZH-në realizoi 4 gola.

Mbape mbrëmë shënoi golin e dytë për PSZH-në kur barazoi shifrat në 2:2, mirëpo në fund skuadra e tij u mund nga Liverpulli me rezultatin 3:2.

Leave a Reply