Shtyhet prezantimi i Eminit, Drita prezanton talentin e Ferizajit, Islami (VIDEO)

Ish-kampionët e Kosovës në futboll, Drita e Gjilanit, që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Ardian Nuhiu, ka vazhduar me prezantimin e futbollistëve të rinj.

Klubi “bardhekaltër” nga Gjilani ka prezantuar futbollistin e ri Drilon Islami, një futbollist shumë premtues, i cili vjen nga rradhët e Ferizajit.

Ndryshe gjatë ditës së sotme te Drita e Gjilanit priteshe prezantimi i tetovarit, Izair Emini, që është shtyrë pas datës 25 qershor.

Futbollisti tetovar aktualisht ndodhet për pushime në Antalia të Turqisë, ndërsa i njëjti pritet të jetë një ndër përforcimet më të mëdha te skuadra e Dritës për sezonin e ri futbollistik 2019/2020.

Mirë se erdhe DRILON ISLAMIFC DRITA ⚪️🔵

Публикувахте от Drita FC в Събота, 22 юни 2019 г.

Leave a Reply