Besir Demiri në mesin e pronarit dhe drejtorit sportiv të FC Shkupit!

Të mërkurën pronari i FC Shkupit, Shefshet Demiri shtroi një iftar për gazetarët e sportit në vendin tonë, ku të pranishëm ishin edhe një pjesë e futbollistëve të skuadrës nga Çairi si dhe trajnerët e grupmoshave të reja të kësaj skuadre, njofton “infOSport.mk”.

Ndërkohë në një moment në mesin e pronarit dhe drejtorit sportiv të skuadrës nga Çairi u shfaq ish futbollisti i FC Shkupit, Besir Demiri, i cili gjithashtu kishte bërë iftarin në të njëjtin restoran.

Demiri i cili aktualisht luan në Ukrainë me skuadrën e Mariupol, në shenjë respekti ndaj ish skuadrës së tij dhe udhëheqësve të FC Shkupit, shfrytëzoi rastin të përshëndetet me ta dhe të ju urojë për suksesin e arritur gjatë sezonit të kaluar dhe njëkohësisht ju uroj fat për ndeshjet eliminatore të Liga Europa.

Leave a Reply