Blagoja Milevski shkarkohet nga skuadra e Izraelit

Tekniku nga Maqedonia Blagoja Milevski është shkarkuar nga skuadra izraelite, Ashdod. Këta të fundit pas rezultateve negative kanë marrë vendim që ta largojna nga detyra e trajnerit, Milevskit, i cili në këtë post erdhi para 6 muajve.

Ashdod me Milevskin në krye pas 10 xhirove të zhvilluara kanë shënuar vetëm dy fitore, tre barazime dhe 4 humbje, duke u renditur në vendin e parafundit në renditjen tabelare. Kujtojmë se Milevski bëri histori me përfaqësuesen U21 të Maqedonisë, duke u kualifikuar në Kampionatin Europian për të rinjë që u zhvillua në vitin 2017-të në Poloni.

Leave a Reply