ZYRTARE: Solari firmos me Realin deri në vitin 2021

Real Madridi ka konfirmuar emërimin e Santiago Hernán Solarit si trajner të ekipit të parë deri në qershor të vitit 2021. Solari erdhi si trajner i përkohëshëm i Realit pas shkarkimit të Lopetegit, mirëpo starti i shkëlqyeshëm me katër fitore rresht bëri drejtuesit e klubit t’i ofrojnë kontratë afatgjatë.

Argjentinasi 42-vjeçar ka luajtur për 5 sezone me madrilenët, në periudhën 2000-2005, për t’u transferuar më pas te Interi, ndërsa si trajner ka drejtuar skuadrën e të rinjve të Realit, pro edhe Real Madrid B, deri para se të merrte drejtimin e kampionëve në fuqi të Europës.

Leave a Reply