Dy skuadrat gjigande nga Italia vihen pas Granit Xhakës

Granit Xhaka me shumë gjasa gjatë pritet të largohet nga rradhët e Arsenalit. Mesfushori nga Kosova nuk po kalon një moment të mirë tek skuadra londineze pas problemeve me tifozët. E gjithë kjo situatë e krijuar ka bërë që “topçinjtë” të mendojnë edhe shitjen e kosovarit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Milani ishte skuadra e interesuar për transferimin e Xhakës në janar, por tani “Rossonerët” kanë konkurrencë. Janë pikërisht rivalët e tyre lokal të Interit, që kanë  shfaqur dëshirën për transferimin e Granitit.

Mediat italiane kanë raportuar se trajneri Antonio Konte është i interesuar për ta përforcuar repartin e mesfushës, ndërsa pikërisht te Xhaka sheh atë futbollistin ideal për këtë pozitë.

Inter mendon të ofrojë rreth 35 milionë euro për transferimin e Xhakës.

Leave a Reply