Kumanovari Selahi merr sërish ftesë nga Kombëtarja shqiptare

Mesfushori i Tuentes, Lindon Selahi, do të jetë sërish pjesë e Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjet e nëntorit me Andorrën dhe Francën.

Kumanovari 20-vjeçar në një intervistë të dhënë në rrjetet sociale të klubit holandez e ka zbuluar ftesën e marrë.

I pyetur se cili është futbollisti më i mirë me të cilin ai është përballur, Selahi ka deklaruar: “Kam luajtur me shumë futbollistë të mirë, por javën e ardhshme do të luaj kundër Francës me kombëtaren time, dhe atje do të luaj kundër një prej më të mëdhenjve”.

Mesfushori më tej zbulon edhe shembullin e tij në botën e futbollit: “Idhulli im është Luka Modriç, pasi luan në të njëjtin pozicion si unë. Shikoj gjithmonë videot e tij në Youtube dhe përpiqem të luaj si ai. Është një nga mesfushorët më të mirët në botë”.

Sa i takon lojtari më të mirë, mes Messit dhe Ronaldos ai zgjedh këtë të fundit. Gjithashtu anon nga Reali i Madridit dhe jo nga Barcelona. E kuptueshme në fakt. “Ronaldo, sigurisht. Lojtari më i mirë në historinë e futbolli. Barcelona apo Real? Real”, – është shprehur Selahi.

Mesfushori më tej tregon edhe ndeshjen më të bukur që ka luajtur me Tuenten: “Ka qenë ndeshja e parë ndaj PSV, stadiumi ishte fantastik, tifozët po ashtu. E shijova shumë dhe morëm një rezultat të mirë ndaj një ekipi të mirë. Ajo ishte ndeshja më e bukur me Tuente”.

Leave a Reply