Shkupi cakton miqësore me Genç Kalemler

FC Shkupi pauzën dy javore në kampionat për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve do ta shfrytëzojë për të zhvilluar një miqësore me skuadrën e Ligës së Dytë të Maqedonisë, Genç Kalemler.

Shkupi ndeshjen me Genç Kalemler do ta luajë të shtunën në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 13:00. Sipas njoftimit të bërë në faqen zyrtare të Shkupit, trajneri i “bardhebluve” Umit Karan në këtë takim do të provojë më shumë futbollistët e rinjë.

Leave a Reply