Renova ndaj Bellasicës pa sulmuesin e saj më të mirë

Renova në këtë ndeshje do të duhet të paraqitet pa sulmuesin e saj më të mirë, Vllatko Stojanovski, i cili në 14 ndeshje ka shënuar 10 gola dhe është në ndjekje të golashënuesit më të mirë, Besart Ibraimi, që ka një gol më shumë. S

tojanovski në këtë ndeshje nuk do të mund të luaj për shkak 5 kartonëve të verdhë, ndërsa për të njëjtën arsye te Renova do të mungojë edhe Emran Ramadani.

Pra dy futbollistë ofenziv, repart ky që pritet të jetë shumë problematik për Renovën në këtë ndeshje, duke pasur parasysh se Renova ka mungesë të futbollistëve në sulm. Mbetet të shihet se kush do të marrë besimin e trajnerit Ilievski nga futbollistët e repartit ofenziv, si Florian Kadriu, Miran Maksuti, apo edhe Silva Fernando.

 

Leave a Reply