Barcelona mund Espanjollin, Messi shkëlqen me dy gola nga gjuajtjet e lira (VIDEO)

Barcelona ka marrë një fitore të pastërt 4:0 në derbin lokal ndaj Espanjollit, duke thelluar krizën e këtyre të fundit, që sonte regjistruan edhe disfatën e katërt të njëpasnjëshme në La Liga, njofton ‘infOSport.mk’. Në këtë ndeshje te Barcelona shkëlqeu Lionel Messi, i cili realizoi dy gola, që të dy nga gjuajtja e lirë.

Ylli argjentinas golin e tij të parë e realizoi në minutën e 17-të, ndërkohë nuk vonoi shumë dhe vetëm 9 minuta më pas Dembele të dyfishojë rezultatin në 0:2. Mirëpo këtu nuk ishte fundi i golave të shënuar gjatë pjesës së parë, pasi fare në fund sulmuesi Luis Suarez realizoi edhe golin e tretë në rrjetën e vendasve.


GOLAT NGA NDESHJA ESPANJOLL – BARCELONA, MUND TI NDIQNI KËTU. 


Golin e dytë personal dhe të katërtin për Barcelonën, Lionel Messi e realizoi në minutën e 65-të, duke ndihmuar kështu skuadrën e tij që e vetme të marrë kryesimin në renditjen tabelare në La Liga.

Për Barcelonën ishte kjo fitorja e 9-të sezonale, duke arritur kështu në kuotën e 31 pikëve, 3 më shumë se Sevilja dhe Atletiko Madridi që renditen në pozitat dy dhe tre.

Leave a Reply