Benfika i tha lamtumirë Çampionsit me një fitore të mundimshme (VIDEO)

Benfika me një fitore të mundimshme, por plotësisht të merituar 1:0 ndaj AEK-ut  është përshëndetur nga garat e Ligës së Kampionëve Europian. Golin e vetëm për skuadrën portugeze në këtë përballje e realizoi Aleks Grimaldo në minutën e 88-të. Ai shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë, të akorduar pas një ndërhyrje të palejuar nga ana e Kostantinos Galanopulos, i cili në ato momente u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë.

Pas kësaj fitore, Benfika përfundoi në pozitën e tretë me 7 pikë, duke vazhduar garat në Liga Europa, teksa skuadra greke përfundoi garat në pozitën e fundit me 0 pikë. Vendi i parë i takoi Bajernit të Munihut me 14 pikë, teksa Ajaksi me 12 pikë u rendit në vendin e dytë.

Leave a Reply