Zekirja Ramadani në Renato Dall’Ara mysafir special i Xhemailit

Ish trajneri i FC Shkupit, Zekirja Ramadani, i cili aktualisht po udhëheq me mjaft sukses skuadrën e Ferronikelit, mbrëmë ndoqi nga afër ndeshjen e fundit të javës së 16-të në ‘Serie A’ midis Bolonjas dhe Milanit, ku ishte mysafir special i Blerim Xhemailit, njofton ‘infOSport.mk’.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Ramadani u takua me futbollistin tetovarë, i cili mbrëmë në lojë u inkuadrua vetëm në minutën e 61-të. Me inkuadrimin e tij në lojë, loja e skuadrës vendase u ringjallë, ndërsa vetë Xhemaili në disa raste u kanos drejt portës së Donarumas, mirëpo duke mos mundur ta mposhtë atë, me ç’rast ndeshja në fund u mbyll me barazim pa gola.

Ka qenë vetë Ramadani që ka ndarë një foto në profilin e tij zyrtarë në ‘facebook’ bashkë me Xhemailin, i cili këtë edicion me Bolonjan në ‘Serie A’ numëron 14 ndeshje.

Ramadani pasi u largua nga FC Shkupi, sërish u rikthye në futbollin kosovar, duke marrë edhe njëherë tjetër drejtimin e Ferronikelit, me të cilën skuadër u shpall nënkampion vjeshte, me vetëm një pikë ngecje ndaj skuadrës kryesuese të Prishtinës. Ramadani me Ferronikelin këtë edicion shpreson ta përsëris suksesin që kishte me Trepça ’89, kur në vitin 2017-të ishte shpallur kampion.

Leave a Reply