Rabotniçki godet fuqishëm në merkato

Skuadra nga ‘Parku i Qytetit’ edhe zyrtarisht ka firmosur kontratë me mesfushorin bullgarë, Nikollaj Dulgerov, ndërsa gjithashtu së shpejti pritet që kësaj skuadre ti bashkohet edhe sulmuesi brazilian, Auserio…

Pas largimeve të shumta te Rabotniçki, drejtuesit e kësaj skuadre më në fund kanë bërë edhe dy aktivizime të bujshme.

Skuadra nga ‘Parku i Qytetit’ edhe zyrtarisht ka firmosur kontratë me mesfushorin bullgarë, Nikollaj Dulgerov, ndërsa gjithashtu së shpejti pritet që kësaj skuadre ti bashkohet edhe sulmuesi brazilian, Auserio. Me këtë të fundit ‘romantikët’ kanë parakontratë, ndërsa i njëjti pritet ti bashkohet skuadrës shkupjane me 8 janar, kur edhe do të startojnë me përgatitjet për stinorin pranveror.

Burime pranë ‘infOSport.mk’ bëjnë me dije se sulmuesi 25-vjeçar, Auserio, i cili vjen nga skuadra e Gremio Esportivo Anapolis me Rabotniçkin do të firmos kontratë 18 mujore, ndërsa sa i përket mesfushorit bullgar, me këtë të fundit ‘romantikët’ kanë firmosur kontratë 6 mujore, me opsion që të njëjtën ta vazhdojnë edhe për një vit, gjithnjë nëse palët mbesin të kënaqura në mbyllje të sezonit.

Rikujtojmë Rabotniçki stinorin vjeshtorë në elitën e futbollit vendor e mbylli në pozitën e katërt, me 26 pikë, 4 më pak se Akademia Pandev e vendit të tretë, vend ky që siguron pjesëmarrjen në Kupat Europiane.

Leave a Reply