Bellasica mbetet pa ‘goleadorin’ Ivanovski!

Ivanovski me fanellën ‘bardhekaltër’ zhvilloi 12 ndeshje kampionale, duke realizuar 5 gola…

Bellasica ka gjasa të mbetet pa shërbimet e sulmuesit Filip Ivanovski, i cili skuadrës nga Strumica iu bashkua me 31 gusht të këtij viti. Ai me fanellën ‘bardhekaltër’ zhvilloi 12 ndeshje kampionale, duke realizuar 5 gola, dhe në një farë mënyre duke kryer punën e tij me sukses, edhe pse ekipi i tij në fund u rendit vetëm në pozitën e fundit.

Megjithatë Bellasica mund të lëvdërohet se pas shumë viteve do të luaj në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, aty ku Ivanovski dha kontributin e tij me dy gola të shënuar në 3 ndeshje.

Ivanovskit tashmë i ka përfunduar kontrata me Bellasicën, dhe mbetet të shihet nëse i njëjti do të vazhdojë edhe më tej të jetë pjesë e kësaj skuadre, që në stinorin pranveror do të tentojë të nxjerrë më të mirën, mirëpo me një trajner të ri, i cili ende nuk është zyrtarizuar.

Leave a Reply