Plotë 5 futbollistë largohen nga rradhët e Rabotniçkit!

Skuadra e Rabotniçkit në stinorin prnaveror pritet të futet me një pasqyrë tjetër të futbollistëve, duke pasur parasysh largimet që po ndodhin te kjo skuadër menjëherë pas përfundimit të stinorit vjeshtorë, njofton ‘infOSport.mk’.

Pas ndarjes me mbrojtësin Dean Mitrev, ‘romantikët’ kanë vendosur të ndahen edhe me futbollistët si Dushan Steviq, Ljubomir Stefanoviç, Ostoja Stjepanoviq dhe Filip Petkovski.

Ky i fundit te Rabotniçki erdhi nga rradhët e Skopjes, mirëpo vetëm pas 6 muajve të kaluar te skuadra nga Parku i Qytetit, ai do të kërkojë një mjedis të ri.

Petkosvki me Rabotniçkin këtë gjysëmsezon në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë zhvilloi 12 ndeshje, duke realizuar edhe dy gola.

Megjithatë habit fakti me largimin e kapitenit Ostoja Stjepanoviç, njërit prej futbollistëve më të mirë në stinorin vjeshtorë. Ai përveç që rezultoi të jetë një lider në mesfushë, doli të jetë edhe golashënuesi i dytë më i mirë në skuadër me 5 gola të shënuar, ndërsa sa i përket dyshes së futbollistëve serb, Steviç dhe Stevanoviç, që të dy nuk arritën që të ambientohen aq mirë me fanellën e ‘romantikëve’.

Rikujtojmë Rabotniçki pjesën e parë të sezonit 2018/2019 në LPFM e mbylli në pozitën e katërt me 26 pikë, 4 më pak se Akademia Pandev e vendit të tretë, pozitë kjo që siguron një vend për në ndeshjet eliminatore të Liga Europa.

Leave a Reply