De Biasi trajner i Xhemailit te Bolonja!?


Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Xhiani De Biasi shumë shpejtë mund të kthehet të marrë drejtimin e një skuadre. Ish tekniku ‘kuqezi’ shihet si kandidat kryesor për të zëvendësuar Filipo Inzaghin në postin e trajnerit te Bolonja, pjesë e së cilës skuadër është edhe futbollisti tetovar, Blerim Xhemaili.

E ardhmja e Pipos është në dyshim pas rezultateve negative dhe luftës për mbijetesë që e rendisin Bolonjën vetëm në pozitën e 18-të.

De Biasi shihet si shpëtimtar i Bolonjës, drejtuesit e së cilës skuadër shumë shpejtë pritet që të shkarkojnë ish sulmuesin e famshëm të Juventusit dhe Milanit.

Leave a Reply