VAR-i i ‘dhuroi’ fitoren Juventusit, Ronaldo hero i ‘bardhezinjëve’ (VIDEO)

Juventusi e ka mbyllur vitin 2018-të me fitore, mirëpo vetëm duke iu falënderuar sistemit VAR, që në minutat shtesë të takimit i anuloi golin Saponaras, për shkak pozitës jashtë loje, njofton ‘infOSport.mk’. Në këtë mënyrë Juventusi në fund shënoi fitore 2:1 ndaj Sampdorias, duke bërë që tashmë të ketë plotë 12 pikë epërsi ndaj Napolit të vendit të dytë.

Kristiano Ronaldo ishte figura qendrore e këtij takimi te skuadra ‘bardhezi’, duke shënuar të dy golat, nga një në secilën pjesë, teksa golin e vetëm për Sampdorian e realizoi veterani, Kualjarela nga pika e bardhë.

GOLAT NGA NDESHJA JUVENTUS-SAMPDORIA, NDIQNI KËTU.

Sampdoria në minutat shtesë të takimit me anë të Saponaras realizoi edhe golin e dytë, mirëpo i njëjti pas disa sekondash u anulua, pas konsultimit të arbitrit kryesor me përgjegjësit e sistemit VAR të këtij takimi, që konkluduan se futbollisti i skuadrës mysafire para se të shënonte golin kishte qenë në pozitë jashtë loje.

Juventusi pas 19 xhirove, ku ka regjistruar 17 fitore dhe dy barazime, me plotë meritë mban pozitën e parë në renditje me 53 pikë, duke lënë pas vetes Napolin, që ndeshjen e saj të javës së 19-të do ta zhvillojë me fillim në ora 18:00 përballë Bolonjas së Blerim Xhemailit.

Leave a Reply