Interi dhe Milani në luftë për mbrojtësin e Atl.Madridit

Dy skuadrat milaneze, Interi dhe Milani janë futur në ‘luftë’ për shërbimet e mbrojtësit uruguaian të Atletiko Madridit, Diego Godin.

Uruguaianit i përfundon kontarta në fund të sezonit, ndërsa duke pasur parasysh politikat e skuadrës së Atletiko Madridit, për të mos nënshkruar kontrata të reja me futbollistë mbi 30-vjeç, largimi i Diego Godin është më se i pritur.

Për shërbimet e tij interesohet edhe Juventusi, mirëpo duke parë hapësirat që do merrte te skuadra kampione në fuqi e Italisë, për shkak konkurrencës së madhe, klubet e Milanos duken më në avantazh.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply