Viti 2019-të fillon me një super lajm për Kosovën

Kosova ka marrë një lajm fantastik me të filluar viti i ri 2019-të. Trajneri i përfaqësueses kosovare, Bernard Çallandes ka konfirmuar se janë shumë afër dy prurjeve të reja.

Trajneri zviceran ka thënë se ata janë afër marrëveshjes me Florent Hadergjonajn dhe Bastien Toman.

Hadergjonaj i cili luan në Premierligën angleze te skuadra e Hadersfilld, nuk ka bërë asnjë paraqitje me përfaqësuesen A të Zvicrës, ashtu që ka të drejt të zgjedh Kosovën.

Nga ana tjetër, Toma luan aktualisht te Sioni dhe që thuhet se ka pranuar të luajë për Kosovën, ndërsa pret konfirmimin nga UEFA.

Që të dy futbollistët do të kenë të drejt të luajnë me fanellën e përfaqësueses së Kosovës në kuadër të ndeshjeve eliminatore për EURO 2020.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply