ZYRTARE, tetovari Maksuti vazhdon karrierën në Kosovë

Miran Maksuti shumë shpejtë ka gjetur skuadrën e tij të re. Pasi ditë më parë shkëputi kontratën me Renovë, sulmuesi tetovar ka vendosur që ti thotë ‘PO’ skuadrës shumë ambicioze të Llapit, që pjesën e parë të sezonit 2018/2019 në elitën e futbollit kosovar e mbylli në pozitën e tretë, me vetëm 5 pikë më pak se liderja, Prishtina.

Siç mëson ‘infOSport.mk’, Maksuti me skuadrën nga Podujeva ka nënshkruar kontratë 6 mujore, ndërsa është kjo hera e dytë që ky futbollistë po i bashkohet kësaj skuadre, pjesë e së cilës ishte edhe 6 muajt e fundit të vitit 2017-të.

Ndryshe në futbollin kosovar, Maksuti gjithashtu ka veshur edhe fanellën e KEK-ut, ndërsa te Llapi do të jetë nën urdhërat e bashkëqytetarit të tij, Xhengis Rexhepi.

Leave a Reply