Vjen reagimi i Stoilov për TVM2, ja çfarë thotë!

Stojançe Stoilov, apo ‘lojtari me numër 5’ siç e quajti gazetari i TVM2, Mustafa Ademi gjatë transmetimit të ndeshjes së parë që Maqedonia e zhvilloi ndaj Japonisë, pas ndeshjes së sotme që ‘verdhekuqtë’ e zhvilluan ndaj Bahrein, i pyetur për rastin në fjalë, shkurtimisht tha: “Nuk kam koment, ajo është punë e tyre’ – ka deklaruar Stoilov pas përfundimit të ndeshjes, në të cilën Maqedonia shënoi fitore me rezultatin 28:23.

Ishte kjo fitorja e dytë nga po aq ndeshje të përfaqësueses së Maqedonisë në kuadër të grupit të B në Botërorin e hendbollit që po zhvillohet në Gjermani dhe Danimarkë.

Leave a Reply