Gobleni miqësore me Llapin e Rexhepit

Skuadra e Goblenit që të dielën nisi përgatitjet për stinorin pranveror, tashmë ka caktuar edhe miqësoren e parë për vitin 2019-të, njofton ‘infOSport.mk’.

Kundërshtarë i skuadrës kumanovare do të jetë skuadra kosovare e Llapit, që udhëhiqet nga strategu tetovar, Xhengis Rexhepi.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet me 18 janar në Podujevë me fillim në ora 13:00,  ndërsa gjithashtu FC Goblen ka paraparë që të zhvillojë edhe dy miqësore të tjera kundër dy skuadrave kampione të vjeshtës në Ligën e Dytë Perëndim dhe Lindje, Struga Trim Lum, gjegjësisht Borec.

Për këto dy ndeshje do të caktohen plotësisht datat, teksa gjithashtu drejtuesit e Goblenit kanë paraparë që të zhvillojnë disa ndeshje miqësore edhe gjatë fazës së dytë të përgatitjeve në Shqipëri.

Leave a Reply