Elis Bakaj shënon sërish për Soligorsk, kësaj rradhe në Europë (VIDEO)

Elis Bakaj po tregon aftësitë e tij sulmuese edhe me skuadrën bjelloruse të Shaktjor Soligorsk. Pas golit të shënuar në kampionat ndaj Dinamo Brest, ekipit më të ri të Maradonës, sulmuesi shqiptarë ka shënuar edhe një gol tjetër, kësaj rradhe ndaj uellsianëve të Konahs, ndaj të cilëve skuadra e tij po e zhvillon ndeshjen e raundit të parë në kuadër të Liga Europa.

Pas fitores 1:3 në ndeshjen e parë në transfertë, Soligorsk pas 45 minutave të para në ndeshjen si vendas po avansojnë me rezultatin 1:0, ku pikërisht Elis Bakaj arriti që të shënojë në minutën e 23-të nga pika e bardhë.

Rikujtojmë Bakaj kishte shënuar edhe në ndeshjen e parë, në fitoren 1:3, me ç’rast tashmë skuadra e tij është shumë afër kalimit në raundin tjetër.

 

Leave a Reply