Sileksi mundi Genç Kalemler, shënon Mbella

Sileksi ka shënuar fitore me rezultatin 2:0 në miqësoren ndaj Genç Kalemler, ndeshje kjo që sot u zhvillua në Mavrovë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e trajnerit Zhikica Tasevski ishte skuadër më e mirë në fushë për gjatë 90-të minutave, ndërsa golat i shënuan në të dyja pjesët.

Fillimisht në minutën e 17-të, Georgiev shënoi golin e epërsisë, teksa Mbella golin e tij të parë me fanellën e Sileksit e gjeti në minutën e 67-të.

Sileksi nesër zhvillon ndeshjen e rradhës kundër Korabit në Dibër.

Leave a Reply