Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, sonte në Shkup për herë të parë në historikun e saj do të mirëpret kombëtaren e Gjermanisë, ndaj së cilës në ndeshjen e parë të zhvilluar në tokën gjermane, triumfuam me shifrat 2:1, njofton “infOSport.mk”.
Në atë ndeshje, Maqedonia udhëhiqej nga Igor Angellovski, ndërsa tashmë ekipin tonë përfaqësues e udhëheq Bllagoja Milevski, i cili sonte me shumë gjasa do të luaj me skemën 4-3-3, me Jahoviç si futbollistin më të avansuar në sulm, i cili do të ndihmohet në krahë nga Çurlinov dhe Trajkovski.
Në mesfushë të paprekur janë Elif Elmas dhe Arijan Ademi, të cilëve shoqëri do të ju bëjë Boban Nikollov, edhe pse nuk përjashtohet edhe Kostadinov, apo Spirovski, ndërsa në katërshen mbrojtëse para portierit Dimitrievski, do të manovrojnë Alioski dhe Ristovski në krahë, derisa në qendër do të jetë dyshja Musliu-Velkovski.
Ndeshja Maqedoni-Gjermani starton në ora 20:45, ndërsa e njëjta do të drejtohet nga arbitri holandez, Makkelie.