Xhani Alioski tejkalon Nestorovskin, tashmë ndjekë Artim Shaqirin

Ezgjan Alioski sonte kundër Gjermanisë do të regjistrojë paraqitjen e tij të 52-të me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë, për të cilën 3 ditë më parë në Vaduz kundër Lihtenshtejnit shënoi golin e tij të 11-të, duke tejkaluar në listën e përjetshme bashkëlojtarin e tij aktual, Ilije Nestorovskin, si dhe ish sulmuesin Goran Maznov, që kanë nga 10 gola me fanellën “verdhekuqë”, njofton “infOSport.mk”.

Kësisoj Alioski tashmë renditet i 5-ti në listën e përjetshme, ndërsa futbollisti i rradhës që kërkon ta tejkalojë është Artim Shaqiri, i cili në 72 ndeshje me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë, kishte realizuar 15 gola.

Njëherit Shaqiri është golashënuesi më i mirë shqiptarë te Maqedonia, ku në krye të listës së golashënuesve më të mirë në histori, qëndron Goran Pandev me 38 gola, për të vijuar më pas Aleksandar Trajkovski me 18 gola, ndërsa në vendin e tretë para Artim Shaqirit, ndodhet Gjorgji Hristov me 16 gola. (infOSport.mk)

Leave a Reply