Berisha: Mund të arrijmë Botërorin, ndeshja me Poloninë ngjason si ajo me Serbinë!

Në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme ndaj Polonisë, që në program është nesër mbrëma me fillim në ora 20:45 në “Air Albania Stadium”, para gazetarëve në konferencë për shtyp ka folur edhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, portieri Etrit Berisha. Ky i fundit ka analizuar këtë takim shumë delikat dhe të rëndësishëm, i vlefshëm për eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”.

“Jemi të vetëdijshëm për situatën që jemi tani. Varet gjithçka nga ndeshja e nesërme. Gjithë atmosfera është e mirë dhe tani jemi vetëm të fokusuar për Poloninë. Ndeshjen e parë ndaj tyre kemi gabuar dhe duhet t’i korrigjojmë gabimet, jemi të vetëdijshëm që kemi kualitet.”

Mundësitë për tu kualifikuar në Botëror.

“Mund të bëjmë diçka që asnjëherë nuk është bërë, presioni nuk duhet të jetë mbi ne por te Polonia. Ndeshjen e nesërme duhet ta interpretojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne e dimë që po përballemi me një ekip të fortë, ne duhet të fokusohemi vetëm te këshillat e trajnerit.”

Berisha e sheh këtë ndeshje shumë të rëndësishme për kombëtaren shqiptare, duke e barazuar me atë kundër Serbisë.

“Ka shumë ndeshje, them se i ngjan kësaj sfide si ndeshja me Norvegjinë apo ndeshja me Serbinë, jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj sfide.” – është shprehur Berisha.

Leave a Reply