Struga Trim Lum mbyll me stil ndeshjet kontrolluese

Pas fitores minimale 1:0 ndaj Pelisterit të shtunën, të besuarit e trajnerit Jeton Beqiri, të dielën në stadiumin e Ladorishtës mundën Korabin me rezultatin 5:1, duke mbyllur kështu me stil kontrollueset e saj në prag të sezonit debutues në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Florent Osmani vazhdoi me formën e tij të shkëlqyeshme, teksa edhe ndaj skukadrës dibrane u regjistrua në listën e golashënuesve, kësaj rradhe duke shënuar dy gola. Po aq gola kundër Korabit realizoi edhe Abdulhadi Jahja, ndërkohë një gol tjetër shtoi edhe Azdren Mena.

Struga Trim Lum sezonin debutues në elitën e futbollit vendor do ta nis me ndeshjen kundër Rabotniçkit, që në program është me datë 10 gusht (e shtunë).

Leave a Reply