Futbollistët e Ferronikelit befasojnë trajnerin e tyre, shkupjanin Ramadani (FOTO)

Trajneri i Feronikelit, shkupjani, Zekirija Ramadani të hënën ka festuar ditëlindjen e tij të 41-të.

‘Suksesi, kompaktësimi dhe motivimi i ekipit të KF Feronikelit padyshim se i atribuohet njeriut i cili u rikthye në klub për të rikthyer edhe shpresat e futbollistëve dhe tifozerisë arritjen e synimeve më të larta. Prandaj, ditëlindja e tij është festë edhe për klubin tonë’, – thuhet në njoftimin e skuadrës nga Drenasi që u shpall nënkampione e vjeshtës me vetëm një pikë më pak se Prishtina.

Kësisoj, futbollistët kanë befasuar trajnerin e tyre, duke i dhuruar atij një tortë me logon e klubit të Ferronikelit, që shpreson se me Ramadanin në krye në fund do i’a arrijë qëllimit që të shpallet kampione e Kosovës.

Rikujtojmë strategu shkupjan ishte shpallur kampion me Trepçën ’89 gjatë sezonit 2016/2017.

Leave a Reply