Flamurtari-Kukësi, gjenë protagonistë shqiptarët e Maqedonisë (VIDEO)

Ndeshja midis Flamurtarit dhe Kukësit e zhvilluar në Vlorë në fund doli të jetë me protagonistë kryesor, dy futbollistët shqiptarë nga Maqedonia, Valon Ethemi dhe Artim Pollozhani. Ky i fundit ishte i pafat, pasi një gol i anuluar i tij nga ana e arbitrit Olsi Sokoli bëri që në fund Flamurtari i tij të mundet nga Kukësi me rezultatin 1:2, njofton ‘infOSport.mk’.

Fitoren e skuadrës nga Verilindja e Shqipërisë e paralajmëroi tetovari, Valon Ethemi me golin e shënuar në minutën e 10-të, teksa Artim Pollozhani në minutën e 33-të arriti që ti sigurojë barazimin skuadrës së tij të Flamurtarit.

Flamurtari-Kukësi (Përmbledhje)

Flamurtari-Kukësi (Përmbledhje)

Публикувахте от DigitAlb в Събота, 2 февруари 2019 г.

Megjithatë ky barazim doli të jetë i përkohshëm, pasi vetëm dy minuta më pas Eduart Rroca shënoi golin e tij të parë me fanellën e Kukësit, pas transferimit të tij këtë afat kalimtarë të dimrit nga rradhët e Luftëtarit.

Falë kësaj fitore Kukësi  vazhdon të renditet në pozitën e dytë me 38 pikë, 2 më pak se Partizani, skuadër kjo që ka edhe një ndeshje më pak, atë kundër Kamzës, që në program është sot me fillim në orë 14:00.

Leave a Reply