Pollozhani shënon golin e karrierës, por arbitri i’a anulon!

Ndeshja e javës së 20-të midis Flamurtarit dhe Kukësit është mbyllur mes polemikave sidomos për një supergol të shënuar me roveshatë nga ana e futbollistit strugan, Artim Pollozhani. I njëjti u anulua, ndërsa në fund Flamurtari u mund nga skuadra kuksiane me rezultatin 1:2.

Arbitri kryesor Olsi Sokoli anulimin e golit, ndoshta edhe të karrierës së veteranit Pollozhani, e arsyetoi me shpjegimin se strugani kishte bërë një “lojë të rrezikshme” në momentin kur godiste topin.

Një vendim absurd po të shohësh nga vjen topi, pozicionimin e Pollozhanit dhe më pas futbollistin e Kukësit që fut kokën pasi lojtari i Flamurtarit është kthyer për të goditur topin e dërguar atë në rrjetë. Përtej të gjithave, mes dy lojtarëve nuk ka kontakt.

Flamurtari-Kukësi (Përmbledhje)

Flamurtari-Kukësi (Përmbledhje)

Публикувахте от DigitAlb в Събота, 2 февруари 2019 г.

Ndoshta arbitri Olsi Sokoli përdor një standard shqiptar, pasi në Ligën e Kampioneve, ai që është kthyer në një nga golat më të famshëm të këtij turneu, i Ronaldos ndaj Juventusit, është shënuar në të njëjtën dinamikë. Futbollisti portugez kërcen për të goditur topin dhe De Shiljo mundohet të fusë kokën për ta devijuar goditjen. Topi shkon në rrjetë, këmba është në lartësinë e kokës, mes palëve nuk ka kontakt dhe goli pranohet, mirëpo jo edhe i Pollozhanit.

Olsi Sokolli me shumë gjasa po të ishte arbitër i atij takimi midis Real Madridit dhe Juventusit edicionin e kaluar në Ligën e Kampionëve, do të anulonte edhe golin e Ronaldos…..Mirëpo ja që UEFA nuk ka vendosur ti jep atë mundësi…!!!

Leave a Reply