Mbrojtësi i Skënderbeut transferohet në Suedi

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës dhe njëherit anëtarë i skuadrës së njohur shqiptare të Skënderbeut, Fidan Aliti, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar ndeshjen e tij të fundit me fanellën e skuadrës korçare, pasi sipas asaj që shkruajnë mediat shqiptare ai karrierën e tij do ta vazhdojë në Suedi te skuadra e Kalmar.

Për kartonin e Alitit skuadra e njohur suedeze thuhet se ka paguar 150 mijë euro, duke i mbushur kështu arkat e Skënderbeut me një shumë të konsiderueshme për kampionatin shqiptar.

Aliti është duke zhvilluar sezonin e karrierës, duke u bërë një nga futbollistët kyç të trajnerit të Kosovës, Bernard Çallandes, por edhe i Orges Shehut te Skënderbeu.

Leave a Reply