Shkupi dhe Sarajeva ndahen miqësisht në Antalia të Turqisë (VIDEO)

Shkupi dhe Sarajeva janë ndarë me barazim 1:1 në miqësoren e zhvilluar në Antalia të Turqisë, aty ku nga 17 janari ‘bardhekaltërit’ nga Çairi zhvilluan fazën e dytë të përgatitjeve në prag të stinorit pranveror në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë që starton me 17 shkurt, njofton ‘infOSport.mk’.

Që të dy golat u shënuan gjatë pjesës së parë, me Sarajevën që avansoi në minutën e 19-të me anë të Rahmanoviç, ndërsa golin e barazimit për FC Shkupin e realizoi Rron Broja në minutën e 43-të nga pika e bardhë.

HIGLIGHTS | SARAJEVA – FC SHKUPI 1:1

HIGLIGHTS | SARAJEVA – FC SHKUPI 1:1

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 2 февруари 2019 г.

Angellov ishte futbollisti i cili përfitoi këtë 11-të metërsh, ndërsa gjithashtu bëri që të turpërojë edhe portierin Kovaçeviç, i cili në pamundësi për të ndaluar futbollistin e FC Shkupit, e fauloi atë në zonën e rreptësisë, me ç’rast arbitri me plotë të drejtë e ndëshkoi me të kuq.

Epërsia numerike në fushë bëri që FC Shkupi të jetë skuadra më kërkuese gjatë pjesës së dytë dhe të dominojë në pjesën më të madhe të saj, ndërsa në dy raste përmes Besar Isenit dhe Muarem Bajramit, ishte shumë afër shënimit edhe të golit të dytë. Megjithatë në të dyja rastet ishte portieri rezervë, Bizdareviç, ai i cili intervenoi me sukses, duke mos lejuar që Shkupi të vinte deri tek fitorja. Në fund barazim mes dy skuadrave ballkanse, që në Antalia të Turqisë zhvilluan fazën kryesore të përgatitjeve.

Leave a Reply