ZYRTARE, Teuta rikthen në Shqipëri ish sulmuesin e Kombëtares shqiptare

Ish sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Vajushi është rikthyer në Superligën shqiptare. Shkodrani ka nënshkruajtur me skuadrën e Teutës së Durrësit,  ndërsa me shumë gjasa prezantimi i shkodranit do të bëhet nesër paradite.

Me angazhimin e Vajushit, Teuta e Blendi Shkëmbit ka plotësuar organikën e saj në sulm, pasi arriti të mbajë Latifin, ndërsa gjithashtu arriti që të transferojë edhe sulmuesin e Flamurtarit, Tomislav Bushiç.

Teuta gjatë ditës së djeshme barazoi 1:1 me Tiranën në kuadër të javës së 20-të, duke vazhduar të mbajë pozitën e tretë në renditje me 35 pikë, 3 më pak se Kukësi i vendit të dytë.

Leave a Reply