FC Shkupi dhe Sarajeva e mbyllin me barazim pjesën e parë (VIDEO)

Pjesa e parë e takimit miqësor midis FC Shkupit dhe Sarajevës u mbyll me barazim 1:1, njofton ‘infOSport.mk’. Fillimi i takimit i takoi skuadrës kundërshtare që u kanos me anë të Rahmanoviç, mirëpo që goditja e tij u ndal në traverzë, ndërsa po i njëjti futbollistë në minutën e 19-të me kokë arriti që të shënojë në rrjetën e Enes Azizit.

Momentet më të mira nga pjesa e parë nga ndeshja miqësore midis Sarajevës dhe FC Shkupit

Momentet më të mira nga pjesa e parë nga ndeshja miqësore midis Sarajevës dhe FC ShkupitFC SHKUPI – SARAJEVA 1:1(Rr. Broja 43' – Rahmanoviç 19')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 2 февруари 2019 г.

Ky gol ishte valid deri në minutat e fundit të pjesës së parë, kur Angellov me një kryevepër arriti që të tejkalojë portierin mysafir Kovaçeviç, i cili në pamundësi për të ndalur atë, e fauloi brenda zonës, me ç’rast arbitri kryesor tregoi në pikën e bardhë dhe njëherit karton të kuq për portierin e Sarajevës.

Përgjegjësinë për të ekzekutuar këtë 11-të metërsh e morri Rron Broja, i cili nuk gaboi dhe shënoi për barazim të rezultatit në 1:1.

Leave a Reply