Ish futbollisti i Pobedës, Nvabueze debuton me gol te Drita e Gjilanit (VIDEO)

Ish futbollisti i Pobedës, Kirian Nvabueze ka debutuar me gol me fanellën e Dritës së Gjilanit, të cilës skuadër iu bashkua në fundin e janarit, njofton ‘infOSport.mk’.

Nvabueze doli të jetë deçiziv në fitoren minimale 1:0 të skuadrës së tij të re, Dritës së Gjilanit, që në Antalia të Turqisë mundi ekipin rumun të FC Petrolul.

Ish futbollisti i Pobedës, Nvabueze debuton me gol te Drita e Gjilanit

Ish futbollisti i Pobedës, Nvabueze debuton me gol te Drita e GjilanitSulmuesi amerikan shënoi golin e fitores përballë rumunëve të FC Petrolul në miqësoren e zhvilluar në Antalia të Turqisë.

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 3 февруари 2019 г.

Njëherit ishte kjo ndeshja e fundit e gjilanasve e zhvilluar në kuadër të fazës së përgatitjeve në tokën turke, me ç’rast gjatë ditës së sotme ata pritet të kthehen në Kosovë.

Rikujtojmë skuadrës kampione të Kosovës gjatë këtij afati kalimtarë të dimrit iu bashkua edhe mbrojtësi shkupjan, Sedat Berisha.

Që të dy këta futbollistë pritet që të debutojnë zyrtarisht me Dritën javën që vjen, në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Kosovës kundër Vllaznimit nga Gjakova.

FC Petrolul – KF Drita Gjilan 0-1 (0-1)
Golashënues: Nwabueze (7’).
FC Petrolul: Bolboaşă – Olaru (60 Borţa), Ghinga (kap.) (60 Sarris), Ţicu (60 Cazan), Ţigănaşu (72 Ţicu) – Puşcaş (60 Chindriş) – Saim Tudor (60 Rusu), N. Popescu (60 Marinescu), Malakyan (60 Kozoronis), Ştefănescu (60 Stoica) – Rusu (45 Moldoveanu).
Trajner: Mugurel Cornăţeanu.
KF Drita: Rexhepi – Osmani, Limani (kap.), Gerbeshi, Leci – B. Shabani, Krasniqi – Vulcaj, X. Shabani, Neziraj –  Nwabueze.
Bankina rezervë: Ramadani – F. Shaqiri, Mustafa, A. Krasniqi, F. Krasniqi, Burba, Livoreka, Berisha, Haliti
Trajner: Shpetim Duro.

Leave a Reply