Super goli i Liridon Krasniqit që duhet ta shihni (VIDEO)

Futbollisti kosovar, Liridon Krasniqi ka shkëlqyer në debutimin e tij te skuadra nga Malajzia, Melaka United, duke shënuar  një super gol me roveshatë në ndeshjen ndaj Petaling Jaya CFC, ndërsa gjithashtu dhuroi edhe një asistim.

Krasniqi vetëm dy javë më parë kompletoi transferimin e tij te Melaka United nga ekipi tjetër nga Malajzia, Kedah, për të cilën skuadër në 67 ndeshje kishte shënuar 19 gola.

Krasniqi shënoi gol që në ndeshjen debutuese me fanellën e Melaka United, duke shënuar një super gol  në mënyrë akrobatike në minutën e 39-të të ndeshjes.

Mirëpo paraqitja e mirë e Krasniqit nuk përfundoi këtu, pasi djaloshi nga Kosova asistoi edhe tek goli i dytë i skuadrës së tij një minutë para funditët ë pjesës së parë, kur Melaka United avansoi me rezultatin 2:0.

Me këto dy gola, 27-vjeçari menjëherë ka fituar zemrat e tifozëve të skuadrës së tij të re, që e nisi mbarë sezonin e ri, ndërsa në kuadër të xhiros së dytë Melaka United do të jetë mysafire e PKNS FC.

Leave a Reply