Ekskluzive, Struga Trim Lum transferon Dragarskin e Pobedës

Kampionja e vjeshtës në Ligën e Dytë – Perëndim, Struga Trim Lum vazhdon të befasojë me përforcimet e reja në prag të stinorit pranveror, njofton ‘infOSport.mk’.

Emri i fundit që i është bashkuar kësaj skuadre, është qendërmbrojtësi i Pobedës, Hristijan Dragarski, një emër i njohur ky në futbollin vendor, që pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.

26-vjeçari me origjinë nga Manastiri numëron plotë 96 ndeshje dhe 3 gola të shënuar në futbollin elitarë, ndërsa gjatë stinorit vjeshtorë me Pobedën u paraqit në 17-të, nga gjithsej 18 ndeshje.

Ai gjatë karrierës së tij gjithashtu ka luajtur edhe në Rumani me skuadrën e Konkordia Çiajna, edhe atë gjatë sezonit 2014/2015, ndërsa njëherit numëron 7 ndeshje me përfaqësuesen U19 të Maqedonisë dhe 5 të tjera me U21, transmeton ‘infOSport.mk’.

Pasi kaloi me sukses kontrollet mjekësore gjatë ditës së sotme, Dragarski me ekipin e Struga Trim Lum firmosi kontratë për 6 muaj, duke u bërë kështu emri i 5-të  që nënshkruan me ekipin strugan gjatë kësaj merkatoje dimri, pas sulmuesit Florent Osmani, portierit Ilçe Petrovski, mbrojtësi të krahut të djathtë të Shkëndijës, Arlind Aliti (huazim) dhe sulmuesit të FC Shkupit, Abdylhadi Jahja.

Leave a Reply