Ja si duket renditja tabelare pas 20 xhirove në LPFM

E diela në vendin tonë solli ndeshjet e javës së 20-të, ku spikati fitorja e thellë e Renovës ndaj Vardarit, skuadër kjo që tashmë humbi edhe pozitën e dytë në renditje, njofton “infOSport.mk”. Shkëndija nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1 në transfertën ndaj Makedonija GJ.P, njëjtë sikurse edhe Rabotniçki, që edhe në ndeshjen e dytë të stinorit pranveror nuk arriti që të vie deri tek tre pikëshi.

Shkëndija edhe përkundër barazimit, vazhdon të mbajë pozitën e parë në renditje me 44 pikë, tashmë 8 më shumë se Akademia Pandevi, që edhe për të tretën herë mundi Bellasicën në derbin lokal të Strumicës.

Vardari me 35 pikë renditet në pozitën e tretë, ndërkohë Rabotniçki me 28 pikë pozicionohet në vendin e katërt, duke lënë pas vetes FC Shkupin me 27 pikë.

Renova renditet e 6-ta me 25 pikë, 3 më shumë se Makedonija GJ.P  e vendit të 7-të. Sileksi me 20 pikë  mban pozitën e 8-të, ndërkohë në dy pozitat e fundit me nga 18 pikë renditen Bellasica dhe Pobeda.

# Ekipi Nd. F B D G-av Pikë
1. Shkëndija 20 13 5 2 44:15 44
2. Ak. Pandev 20 11 3 6 24:14 36
3. Vardari 20 10 5 5 22:15 35
4. Rabotniçki 20 8 4 8 28:30 28
5. Shkupi 20 7 6 7 21:21 27
6. Renova 20 6 7 7 24:25 25
7. Makedonija Gj.P 20 5 7 8 23:30 22
8. Sileksi 20 4 8 8 15:26 20
9. Bellasica 20 4 6 10 16:28 18
10. Pobeda 20 5 3 12 15:28 18

Leave a Reply