Jusuf i Sileksit: Ndaj Rabotniçkit nuk kemi se çfarë të humbim, mund vetëm të përfitojmë

Sileksi i mesfushorit kumanovar Alpaj Jusuf gjatë ditës së sotme do të ketë një transfertë të vështirë në Shkup përballë Rabotniçkit, që shihet si një ndër skuadrat pretendente për Europë. I vetëdijshëm për një gjë të tillë është edhe vetë futbollisti i skuadrës nga Kratova, Alpaj Jusuf, i cili thotë se kjo ndeshje do të jetë disi më e veçantë për të, kjo për faktin se përballë do të jetë ish trajnerin e tij, Zhikica Tasevski, që njëherit ishte ndër më të merituarit, që ai iu bashkua skuadrës së Sileksit gjatë vitit të kaluar.

“Për mua është një ndeshje e veçantë kjo, pasi do të luaj pa dyshim  kundër trajnerit më të mirë në Maqedoni, pr.dr. Zhikica Tasevskit. Do të jetë kjo një ndeshje e vështirë, pasi Rabotniçki është një skuadër që posedon shumë kualitet, ndërsa me Tasevskin në krye besoj se do të bëjnë punë shumë të mira në futbollin e Maqedonisë, por edhe në Europë. Megjithatë besoj se neve nuk kemi se çfarë humbim në këtë ndeshje. E kemi analizuar mjaft mirë ndeshjen e tyre të fundit, do e kemi të vështirë, mirëpo duam që në Kratovë të kthehemi me një rezultat pozitiv, i cili do të na shtonte vetëbesimin edhe më shumë për dy ndeshjet e rradhës që do ti luajmë në shtëpi përballë Renovës dhe Pobedës” – u shpreh enkas për “infOSport.mk”, Alpaj Jusuf.

Leave a Reply