Sulmuesi Ademi flet në prag të ndeshjes me Shkëndijën

Shkëndija e Tetovës që aktualisht kryeson renditjen në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, gjatë ditës së sotme do të jetë mysafir i skuadrës së Makedonija GJ.P. Këta të fundit nuk e nisën mirë stinorin pranveror, pasi u mundën nga Akademia Pandevi në Strumicë, ndërsa kjo ka bërë që në ndeshjen e sotme të kërkojnë pikët e para, edhe pse janë të vetëdijshëm se do ta kenë shumë të vështirë.

“Pas disfatës ndaj Akademia Pandevit na presin tre ndeshje shumë të rënda. E nisim sot me Shkëndijën, për të vijuar në mesjavë, të mërkurën me Bellasicën në kuadër të Kupës dhe më pas edhe Vardarit në kampionat. Normalisht ne se skuadër jemi të përgatitur për të gjitha ndeshjet pavarësisht kundërshtarit. Shkëndija  e dimë se ndodhet në një super formë, do ta kemi të vështirë realisht, mirëpo në futboll ndodhin edhe befasi, ashtu që shpresojmë në një rezultat pozitiv” – tha Ilirid Ademi në një prononcim për “infOSport.mk”.

Ndeshja Makedonija GJ.P-Shkëndija në lagjen e Gjorçe Petrovit të Shkupit do të startojë në ora 14:00.

Leave a Reply