Turku Jusuf ul me këmbë në tokë Milanin e Piolit

Sulmuesi turk Jusuf Jazixhi ka ul me këmbë në tokë Milanin e Stefano Piolit, duke i shkaktuar disfatën e parë këtë edicion pas plotë 24 ndeshjeve, njofton “infOSport.mk”.

23-vjeçari turk shënoi “hat-trik” midis “San Siros”, duke e mundur i vetëm Milanin e madh në ndeshjen e vlefshme të grupit “H” në Liga Europa, në të cilën ndeshje Lil shënoi fitore 3:0.

Ishte ky takimi i xhiros së tretë në kuadër të këtij grupi, në të cilin tashmë udhëheq skuadra e Lil me 7 pikë, një më shumë se Milani i vendit të dytë.

Golin e parë Jazixhi e realizoi në minutën e 22-të nga penaltia, derisa në pjesën e dytë në një interval kohor prej vetëm 3 minutash (55’, 58’), i njëjti arriti të mposhtë dy herë portierin Donaruma.

Leave a Reply