Maqedonia U17 dhe Mali i Zi barazojnë sërish

Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë që udhëhiqet nga Dragan Kanatllarovski edhe ndeshjen e dytë miqësore të zhvilluar ndaj moshatarëve të Malit të Zi, e ka mbyllur me barazim, njofton “infOSport.mk”.

Pas barazimit 2:2 në ndeshjen e parë të para disa ditëve, sot grupmoshat U17 barazuan me rezultatin 1:1.

Ishte Maqedonia që kishte avansuar e para në këtë përballje me golin e shënuar nga Matej Angellov në minutën e 11-të, derisa malazezët barazuan në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 54-të me anë të Gjukanoviq.

Kujtojmë Maqedonia përveç këtyre dy barazimeve kundër Malit të Zi, dy herë gjithashtu javë më parë kishte barazuar edhe kundër Serbisë.

FORMACIONI I MAQEDONISË U17 KUNDËR MALIT TË ZI
Stefan TASEV, Nikolla PAVLEVSKI, Blend ZEQIRI (Borjan POPOVSKI 46’), Enis BUQI (Milosh Miloshevski 81’), Matej ANGELLOV (Mite MITEV 81’), Dashmir ELEZI (Ibraim LEVENT 88’), Mateo SOFIJANOVSKI (Petar ALEKSOVSKI 88’), Besar GUXHUFI (Talha IDRIZI 88’), Erion SHUKU (Georg STOJANOVSKI 54’) David LJUSHEV, Marko SOFIJANOVSKI.

Leave a Reply