Ndeshjet e futbollit në vend rikthehen me një ndryshim

Rikthehen ethet e futbollit në vend, me një ndryshim të vogël. 5 nga gjithsej 6 ndeshjet e Ligës së Parë do të zhvillohen të shtunën dhe jo si zakonisht të dielave, ditë kjo e rezervuar për ndeshjet e Ligës së Dytë Lindje dhe Perëndim, njofton “infOSport.mk”.

Në Ligën e Parë në program janë ndeshjet e javës së 11-të, ndërkohë në Ligën e Dytë do të zhvillohen ndeshjet e javës së 10-të.

Liga e parë vjen me tre derbi lokal, atë të Tetovës, ku mejdanin do të ndajnë dy skuadrat shqiptare, Renova dhe Shkëndija,  atë të Strumicës, ku do të përballen Akademia Pandevi dhe Bellasica, si dhe derbin lokal mes skuadrave shkupjane, Rabotniçkit dhe FC Shkupit.

Struga Trim Lum do të jetë nikoqir i Vardarit, me shpresë se do të vazhdojë efektin e qindtpërqindtë në ndeshjet si vendas, Boreci në terren vendas do të mirëpret Pelisterin, ndërkohë java e 11 mbyllet të dielën me ndeshjen në Kratovë, Sileksi – Makedonija GJ.P.

Të gjitha ndeshjet e Ligës së Parë startojnë në ora 13:30.

Leave a Reply