LPFM, Java 21 sjellë super përballjen Ak.Pandev-Shkupi

Java e 21-të në elitën e futbollit vendor do të sjellë edhe super ndeshjen midis Akademia Pandev dhe FC Shkupit. Në mungesë të një derbi të vërtetë, kjo ndeshje llogaritet si ndeshja më interesante e kësaj jave, në të cilën të dyja skuadrat do të kërkojnë të vazhdojnë serinë e ndeshjeve pa humbje në stinorin pranveror, njofton “infOSport.mk”.

Akademia Pandev në dy xhirot e para pranverore ka regjistruar po aq fitore, teksa FC Shkupi pas barazimit 2:2 me Sileksin në xhiron e parë, fundjavën që e lamë pas në Çair demoloi Pobedën, duke mundur me rezultatin 3:0. Paraqitja e tyre ndaj skuadrës nga Prilepi ishte shumë bindëse, ndërsa e gjithë kjo paralajmëron se në Strumicë, në stadiumin “Mladost” do të shohim një super përballje.

Shkëndija e Tetovës si vendas shihet si favoritë i madh përballë Bellasicës, teksa Renova do të luaj në transfertë kundër Sileksit.

Pobeda do ta ketë shumë të vështirë në Kërçovë ndaj Rabotniçkit të Zhikica Tasevskit, ndërkohë Vardari në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari do të përballet me Makedonija GJ.P.

Të gjitha ndeshjet e javës së 21-të në LPFM në program janë të dielën (03.03) me fillim në ora 14:00.

LPFM, Java 21
03.03 Ak. Pandev 14:00h Shkupi
03.03 Pobeda 14:00h Rabotniçki
03.03 Shkëndija 14:00h Bellasica
03.03 Sileksi 14:00h Renova
03.03 Vardari 14:00h Makedonija Gj.P

Leave a Reply