Futsal Shkupi në fundjavë pjesë e turneut “Adem Jashari”

Nën organizimin e Komisionit të Futsallit të Federatës së Futbollit të Kosovës, më 2 dhe 3 mars, do të zhvillohet turneu ndërkombëtar memorial “Adem Jashari”.

Pjesë e këtij turneu do të jetë edhe skuadra kampione e vjeshtës në futsalin vendor, Futsal Shkupi, që njëherit shihet edhe si skuadra favorite për të triumfuar në këtë turne, ku gjithashtu do të marrin pjesë edhe SEEU Tetova, FC Prishtina Futsal dhe FC Drenica Tradita.

Shorti deshi që në gjysmëfinale (e shtunë, 2 mars) skuadra e Futsal Shkupit të përballet me FC Drenica Tradita, teksa SEEU Tetovë do të luaj me FC Prishtina Futsal.

Fituesit e këtyre përballjeve do të luajnë në finalen e madhe të së dielës (3 mars) me fillim në ora 20:30, ndërkohë ndeshja për vendin e tretë do të zhvillohet me fillim në orën 18:30.

Leave a Reply