Roma shkarkon trajnerin Di Francesko

Një sezon nën pritshmëritë në kampionat, por edhe eliminimi i mbrëmshëm nga Liga e kampionëve përballë Portos, kanë bërë që drejtuesit e Romës të vendosin shkarkimin e trajnerit Eusebio Di Francesco.

Pas një mbledhjeje të gjatë, drejtuesit e klubit verdhekuq diskutuan të gjithë opsionet e mundshme, ndërsa më pas dolën me një komunikatë ku njoftuan shkarkimin e teknikut, që drejton Romën prej verës së 2017.

Si i përket zëvendësuesit, emri i parë në listë është ai i Claudio Ranierit, i cili vetëm pak ditë më parë u shkarkua nga Fulham dhe ka dhënë gatishmërinë për t’u rikthyer në stolin e Romës, skuadër të cilën e ka drejtuar edhe 8 vite më parë.

Ndërkohë emra të tjerë në listë, janë edhe ata të Paulo Sousas, Roberto Donadonit dhe trajnerit të Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci, me këtë të fundit që gjithsesi ka më pak shanse, pasi është në prag të fillimit të fushatës eliminatore të Euro 2020 me kuqezinjtë.

Leave a Reply