Juve fiton dhe përfiton “Drogban” e ri (VIDEO)

Juventusi doli të jetë superior sonte në përballjen e parë të javës së 27-të në “Serie A”, duke mundur Udinezen me rezultatin 4:1, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo ndeshja e 200-të për Zonjën e Vjetër në “Allianc Arena”, ndërsa edhe përkundër mungesës së disa yjeve të skuadrës, Juve në asnjë moment nuk e vuri në pikpyetje fitoren.

Ronaldo, Dybala, Pjaniç, Manxhukiç, Kanselo, Kiellini ishin disa prej yjeve që u lanë pushim për këtë ndeshje.

Në mungesë të një Kristiano Ronaldo, “skena” e tëra ishte për Moise Kean, i cili dhuroi spektakël, duke shënuar dy gola shumë të bukur në 45 minutat e para. Në minutën e 11-të devijoi një krosim të ardhur nga Aleks Sandro, ndërkohë që në fundin e pjesës së parë, rrëmbeu një top dhe më pas me një goditje me thembër mposhti portierin Musso për herë të dytë.

Falë kësaj performance të Kean, i gjithë stoli i “bardhezinjëve” në krye me Ronaldon e duartrokitën talentin 19-vjeçar.

Kean nuk ndalet as në pjesën e dytë, duke vijuar që të ishte protagonist, teksa në minutën e 67-të fitoi një penallti që u shndërrua në gol nga ana e mesfushorit Emre Xhan.

4 minuta më pas Blaise Matuidi fluturoi me kokë duke realizuar dhe golin e katërt, teksa rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Juventusi 4, Udineze 1, e vendosi Lazanja i mysafirëve me golin e realizuar në minutën e 84-të.

Kësisoj Juventusi vijon rrugëtimin perfekt, teksa me këtë fitore ngjitet në kuotën e 75 pikëve, përkohësisht 19 më shumë se Napoli i vendit të dytë, që ndeshjen e kësaj jave do ta zhvillojë të dielën kundër Sasuolos në transfertë.

Leave a Reply