Panuçi me dy risi për grumbullimin e radhës të Kombëtares

Kombëtarja e Shqipërisë këtë muaj do të luaj ndaj Turqisë dhe Andorrës, ndërsa në listën e seleksionuesit Kristian Panuçi do të ketë dy risi. Kristi Qose dhe Marash Kumbulla janë dy emrat që janë konfirmuar. Mesfushori Qose luan në Sllovaki me skuadrën Ruzemberok dhe këtë vit është sezoni i dytë, me korçarin që ka arritur të shënojë edhe gjashtë gola.

Ndërkohë mbrojtësi Kumbulla është pjesë e Hellas Veronas që garon në Serinë B italiane. Kumbulla ka qenë standart i ftuar me Shqipërinë U17 dhe U19, ndërsa së fundmi arriti të blindojë një vend edhe te shpresat e Alban Bushit.

Shqipëria me Turqinë luan me 22 mars, ndërsa tre ditë më vonë përballet me Andorrën.

Leave a Reply